75 Mall Live Search
07:29 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / MSH

Supremja sot shqyrton padinë e Odës Ekonomike, ndaj ZRRE-së

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Seanca do të zhvillohet në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Objekti i padisë ka të bëjë me vendimet e ZRRE-së, të cilat, sipas Odës Ekonomike, kanë ndikuar në mënyrë të padrejtë ndaj bizneseve vendore dhe konkurrencës në tregun energjetik.

Gjykata Supreme pritet të shqyrtojë argumentet e të dyja palëve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të ketë rëndësi të veçantë për sektorin energjetik dhe mjedisin e biznesit në vend.

Në gusht të ketij viti, OEK-u publikoi dokumentin e padisë, duke theksuar se ky hap është ndërmarrë për të mbrojtur interesat e bizneseve, ekonomisë së vendit dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit.