Supremja vendos për zgjedhjet në Han të Elezit

Gjykata Supreme ia ka refuzuar serish ankesën kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.
Suma ka kërkuar që të anulohet procesi i zgjedhjeve në Han të Elezit dhe që kjo komunë të shkojë në rivotim.
“Është refuzuar si e pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të Komunës në Han të Elezit, Rufki Suma kandidat i pavarur, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021, vetëm për kryetar Komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e Supremes.
Ndryshe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë, të enjten mori vendim për të anuluar procesin zgjedhor për kryetar të kësaj komune.
Por, Gjykata Supreme e cilësoi të pabazuar vendimin e PZAP-së dhe e ktheu në rishqyrtim lëndën. PZAP-ja, në rishqyrtim vendosi që ta hidhte poshtë ankesën e Sumës.