75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Supriza e Flori Mumajesit një ndër dhuratat më të bukura në dasmën e Arbanës

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Një dasmë private, larg syrit të mediave.

Mes shumë detajeve të zbuluara nga dasma, revista “Ëho” ka mësuar se një nga momentet më të bukura të ceremonisë së djeshme në Toskanë ishte kur Flori Mumajesi u dhuroi Arbanës dhe Edit një këngë, të shkruar enkas për ta.

Këngën e kënduan të tre djemtë e “Three Dots”; Flori, Bruno dhe Klajdi dhe ky ishte një moment që e ka emocionuar si Arbanën, ashtu edhe Edin.

Pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit. Me siguri, ditët e ardhshme, kënga do të bëhet publike, por do të mbetet përjetësisht një kujtim i paharruar në jetën e çiftit.