13:27 / E Enjte, 27 Janar 2022 / AR

Surpriza e radhës nga Dafina Zeqiri vjen për Shën Valentin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë ‘boom’ me lansimin e albumit ‘Dafinë Moj’.

Pas publikimit, të gjitha këngët janë klikuar mjaftueshëm në kanalin ‘Youtube’, ku disa nga ato u kujdes t’i ripublikoj duke realizuar klipe mahnitëse, shkruan Indeksonline.

Së fundmi i realizoi një klip këngës ‘Tduh-tduh’, por që befasitë nga ajo nuk ndalen me kaq.

Duke publikuar një imazh në Instastory, ajo zbuloi befasinë që po e përgatit për Shën Valentin.

Pikërisht në këtë datë ajo do të lansoj me klip projektin e fundit nga albumi ‘Dafinë Moj’./Indeksonline/