75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / AR

Surpriza e Swift për Krishtindje, sjell versionin e ri të këngës ‘Christmas Tree Farm’

Taylor Swift ka gati një tjetër surprizë.

Kënga e saj për Krishtlindjet do të ripërpunohet me një version të ri, transmeton Indeksonline.

‘Ky version është i mrekullueshëm, sepse ndihet ndjesia e kohës së Krishtlindjes për të bërë blerje dhe për t’u çlodhur pranë zjarrit”, tha ajo për Amazon Music.

Kjo këngë është frymëzuar nga fëmijëria e saj dhe është shkruar teksa festonte me familjen gjatë vitit 2019.

Dëgjoni ‘Christmas Tree Farm’ ekskluzivisht në Amazon Music dhe shikoni klipin…/Indeksonline/