75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

Surpriza që i përloti të gjithë, mbesa takon gjyshërit pas 11 vitesh

Ariana Marra i ka bërë një surprizë shumë të bukur gjyshërve të saj, Venetik dhe Donika Marra, të cilët kishte 11 vite pa i takuar. Ajo ka shkuar në shtëpi pa i njoftuar, ndërsa ata në ato momente po merreshin me pastrimin. Gjyshërit janë emocionuar pafund dhe kanë shpërthyer në lot.

Ata kanë treguar gjithçka rreth kësaj surprize dhe padyshim të përlotur kanë rrëfyer emocionet e përjetuara.

“Prindërit e mi janë divorcuar kur unë isha vetëm 1 vjeçe dhe për një periudhë kohe unë nuk kisha lidhje me babain. Por pas kaq vitesh, unë u ktheva dhe vendosa t’i takoj. T’i takosh nga afër gjyshërit është tjetër gjë”, tha Ariana.

“Është e paimagjinueshme, më kanë bërë surprizë, por si kjo jo. Fëmija i fëmijës është gjithçka. Nuk po e njihja mu errën sytë. Vetëm kur pash djalin nga mbrapa e kuptova”, u shpreh e përlotur gjyshe Donika.

Ndërsa gjysh Venetiku shtoi: “Kemi një komshie dhe menduam se surpriza ishte për të. Vetëm kur erdhi brenda se Donika e lë ndonjëherë derën hapur dhe unë i them pse e lë. Por kur u afrova dhe e kuptova që ishte mbesa. Kisha 11 vite pa e takuar dhe ngela. Jo se nuk e do fëmijën, po nipërit dhe mbesat janë mjalti i mjaltit“, tha ai në ABC e Mëngjesit.