75 Mall Live Search
12:39 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Surprizat e “Pushime On Top”: Zbulohet emri i moderatores “shtesë”

Indeksonline zbuloi se edicioni veror “Pushime On Top” në Top Channel do të vinte me surpriza këtë herë.

Surpriza e këtij edicioni kishte të bënte me një emër të ri që do t’i bashkangjitet dyshes së njohur, Flori Gjini dhe Ori Nebiaj.

Burime pranë Top Channel kanë treguar për Indeksonline se emri që do t’i shtohet “Pushime On Top” është Xhesi Muçaj.

Xhesi është fituesja e edicionit të kaluar të Top Talent, të cilën e kemi parë në Pop Culture, në Top Talent Backstage dhe në emisionin e Youtube, Voila.

Ky emër akoma nuk është konfirmuar nga drejtuesit e Top Channel, por shumë shpejt do të kemi edhe një përgjigje për këtë.