75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / A

Surprizë brenda LDK-së në Kaçanik, Dr. Xhevdet Çuni del përpara kryetarit

Sipas rezultateve të deritanishme të numërimit të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës në Kaçanik ka arritur të dal e treta.

Ajo që bie në sy është fakti se kandidati i LDK-së, Dr. Xhevdet Çuni, ka marrë rreth 200 vota më shumë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Ky rezultat tregon një mbështetje të theksuar lokale për Dr. Çunin, duke e renditur atë përpara liderit partiak në këtë komunë dhe duke reflektuar një besim të drejtpërdrejtë të elektoratit ndaj figurës së tij. /Indeksonline/