Surprizë e madhe, Unikkatil paralajmëron koncert në Prishtinë?

Unikkatil përmes një postimi në “Facebook” duket se ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e tij.
Më anë të një video shkroi se Kosova Fighting Series po rikthehet me një edicion të ri dhe do të zhvillohet nga 1 gushti në Klan Arena, ku edhe reperi do të jetë pjesë e organizimit, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjerash premtoi se do të ketë një surprizë të madhe që do ta inkuadrojë edhe atë.
Postimi i plotë:
“Ky sport më pëlqen shumë dhe Eventi mà i trentë këtë vjet organizohet prej Federatës MMA të Kosovës, @kosmmaf, dhe Kosova Fighting Series, @kfs_mma. Plus ka me pasë nji surprizë të madhe që kanë me e lajmërú së shpejti që më inkuadron edhe mú”./Indeksonline/