75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Surprizë, flitet për rikthimin e Fernando Alonsos në Formula 1

Një aventurë e re mes Fernando Alonsos dhe Ferrarit mund të nisë vitin 2020 në Formula 1.

Lajmin e ka konfirmuar ish-drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Stefano Domenicali, njeriu që punoi për 5 vite me radhë me pilotin spanjoll, para se të dy të largoheshin nga makina italiane, pa asnjë titull kampion.

Race winner Fernando Alonso (ESP) Ferrari celebrates on the podium and throws his cap. Formula One World Championship, Rd5, Spanish Grand Prix, Race Day, Barcelona, Spain, Sunday 12 May 2013.

“Siç u rikthye Kimi Raikkonen mund të rikthehet edhe Fernando Alonso. Do të ishte diçka fantastike. Alonso është një pilot i madh dhe me një Ferrari kompetitive, si kjo e tanishmja, mund të triumfojë me shumë lehtësi dhe të shpallet kampion. Unë jam i bindur”, tha Domenicali.

“Natyrisht që vendimin përfundimtar do të marë skuadra, që tashmë ka një pilot me përvojë dhe një të ri. Alonso mund të zërë fare mirë vendin e të dytë nëse vendos të rikthehet. Spanjolli tha se kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë. Do të isha lumtur nëse kjo gjë do të ndodhte”, u shpreh Domenicali, njeriu që ka punuar 23 vite te Ferrari.