75 Mall Live Search
19:58 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / AR

Surprizë nga Arta Bajrami, a do ta shohim në “BBVK”?

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka folur për Indeksonline rreth zhvillimeve në formatin “Big Brother VIP”.

Ajo u shpreh se është shumë e vështirë të përballosh presionin, provokimet dhe karakteret e ndryshme brenda një formati të tillë, por sipas saj, banorët po ia dalin mjaft mirë.

“Ne si persona nga jashtë mujm me gjyku e me paragjyku, por nuk jemi askushi me gjyku askënd. Gjithkushi jep përgjegjësi për veten e vet”, tha Bajrami për Indeksonline.

Arta shtoi se do të kishte dëshirë që në një format që quhet “VIP” të kishte më shumë figura nga muzika dhe arti. Megjithatë, ajo theksoi rëndësinë e edukimit të fëmijëve nga prindërit, duke mos e parë Big Brother-in si një shembull të keq. “Fëmijët nuk kanë kah me i ik Big Brotherit. Prindërit e kanë për detyrë me i eduku, me ua shpjegu dallimin mes të mirës dhe të keqes. Kështu formohen si karakter”, u shpreh ajo, duke shtuar se kështu vepron edhe me vajzën e saj.

Duke folur për rolin e opinionistëve, Bajrami vlerësoi lart Leonora Jakupin, duke e cilësuar si një opinioniste shumë të mirë dhe të drejtpërdrejtë. “Ajo i thotë mendimet ashtu qysh i mendon, nuk del prej vetes dhe ne nuk mundemi me gjyku askënd”, tha këngëtarja.

Sa i përket pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP, Arta Bajrami zbuloi se do të kishte më shumë dëshirë të ishte opinioniste sesa banore. “Më shumë qef kisha shku si opinioniste. Vitin tjetër ua kam thanë. Jo si banore, për shkak të fëmijëve, se nuk muj mi lan”, përfundoi ajo./Indeksonline/