75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / AR

Surprizë nga Ledina Çelo, largohet papritur nga juria e “Albanian’s Got Talent”

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka ndarë me ndjekësit e saj një njoftim të papritur në rrjetet sociale. Ajo ka bërë të ditur se është tërhequr nga juria e spektaklit të talentëve “Albanian’s Got Talent”, për arsye personale.

Në postimin e saj, Ledina shkruan:

“Me keqardhje, për arsye personale jam tërhequr nga juria e ‘Albanian’s Got Talent’”!

“Ruaj kujtimet më të bukura me publikun, stafin dhe kolegët e mi”, shkroi ajo, përcjell Indeksonline.

Ky njoftim ka surprizuar fansat, të cilët e kanë vlerësuar prezencën e saj elegante dhe profesionin në rolin e jurisë.

Spektakli “Albanian’s Got Talent” vazhdon transmetimin, ndërsa ende nuk është bërë e ditur kush do ta zëvendësojë këngëtaren në panelin e jurisë./Indeksonline/