Surprizë para dasmës! Olsa ndan video nga ambienti i ceremonisë së Elijones dhe Klodit
Producentja e “BBVK”, Olsa Muhameti ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një video në rrjete sociale, ku zbulon pak nga ambienti ku pritet të zhvillohet dasma e shumëpërfolur e Elijones dhe Klodit.
Në pamjet e publikuara, shihet një ambient i kuruar në detaje, elegant dhe me një atmosferë festive, duke ngritur pritshmëritë për ceremoninë që pritet të mbahet sonte nga ora 21:00, shkruan Indeksonline.
Edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje, videoja ka mjaftuar për të ngjallur kureshtjen e fansave.
Dasma e Elijones dhe Klodit mbetet një nga eventet më të përfolura të momentit, dhe çdo detaj i vogël që zbulohet rreth saj tërheq vëmendjen e publikut./Indeksonline/

