75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 29 Maj 2025 / AR

Surprizë për Duan në Pragë, momenti që po e bën xhiron e rrjeteve

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj disa çaste të veçanta nga koncerti në Pragë, duke postuar disa foto dhe video në Instagram, të shoqëruara me një përshkrim plot emocion.

Në mbishkrimin e postimit, këngëtarja tregon për një përvojë të veçantë që pati në kryeqytetin çek, shkruan Indeksonline.

“Gjëra të bukura ndodhën në Pragë. Mësova një këngë dhe e këndova në çekisht… këngëtarja e këngës rastësisht ishte në turmë!!!” – shkruan Dua, duke zbuluar se artistja çeke Ewa Farna ishte mes publikut dhe e shoqëroi në skenë natën tjetër për të kënduar së bashku.

“Më pëlqen kur ndodhin gjëra të tilla”, shtoi Dua në fund, duke shprehur entuziazmin për dy netët e paharrueshme që kaloi në Pragë, si dhe për bukurinë e qytetit.

Postimi është shoqëruar me një sërë pamjesh që tregojnë atmosferën e ngrohtë të performancës dhe një dalje nate në qytet pas koncertit./Indeksonline/