23:45 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Surprizë për Semin, takohet me babain pas tri vitesh

Njëra prej banorëve të Big Brother Albania VIP, Semi Jaupaj, ka takuar sot babanë e saj me të cilin nuk është parë qe 3 vite.

Kjo për shkak se babai i saj ka disa vite që jeton dhe punon në Kanada.

Mirëpo, produksioni i BBA i ka bërë këngëtares një surprizë, duke i mundësuar që babai ta vizitojë atë.

Fillimisht “Vëllai i Madh” i ka bërë një rreng asaj, duke thënë që i ati vetëm do ta telefonojë, por kur ajo u kthye në shtëpi, ai ishte duke e pritur atë.