75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 12 Gusht 2025 / AR

Surprizë! Taylor Swift zbulon se do të sjellë albumin e radhës

Taylor Swift do të rikthehet me një album të ri! këngëtarja bëri të ditur se shpejt do të vijë albumi “The Life of a Showgirl”, i 12-i në karrierën e saj muzikore.

Tay njoftoi publikun në podkastin e të dashurit të saj, Travis Kelce dhe vëllait të tij, Jason. Taylor, u shpreh në podkastin “New Heights”: “A mund të tregoj diçka?”.

Jason, 37 vjeç, e pyeti: “Ok. Çfarë kemi? Një valixhe? Në ngjyrë të gjelbër, me nistoret T.S. mbi të”, ndërsa Tay aprovoi.

“Çfarë ka brenda?” pyeti Jason, i çuditur. “Ky është albumi im i ri, “The Life of a Showgirl”, zbuloi këngëtarja.

“T.S 12!” tha Travis, goxha entuziast.

Kopertina nuk u zbulua, ndërsa website i Taylor tanimë tregon një kopertinë misterioze të albumit me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, së bashku me opsionet për blerjen në vinyl, kasetë dhe CD. Edicioni CD do të vijë me një poster. Lista e këngëve nuk është bërë ende e ditur.

Surprizë! Taylor Swift zbulon se do të sjellë albumin e

Albumi i ri vjen disa muaj pasi Taylor rifitoi të drejtat e masterave të gjashtë albumeve të para: “Taylor Swift”, “Fearless”, “Speak Now”, “Red”, “1989” dhe “Reputation” nga Shamrock Capital në maj.

Data e lançimit të albumit mbetet mister, megjithëse në website thuhet se kopjet do të dërgohen para 13 tetorit.