23:45 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Surprizon Dovizioso, pole-position në Çeki

Andrea Dovizioso rikthehet ai i sezonit të kaluar.

Piloti italian i Ducatit i cili në garat e fundit ka qenë totalisht në hije ka ndryshuar kurs në Çmimin e Madh të Republikës Çeke duke regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare dhe në garën e kësaj të diele, Dovizioso do të niset nga pole-position.

Edhe përgjatë sezonit të kaluar që ishte në luftë për titullin Dovi nuk arriti të regjistronte asnjë pole-position dhe për të kjo në Brno do të jetë hera e parë që do të niset nga vendi i parë në Moto Gp që prej garës së Sepang në Malajzi në vitin 2018. Bashkë me Dovizioson në rradhën e parë të nisjes do të jenë edhe Valentino Rossi dhe Marc Marquez dy rivalët kryesorë në garën për titullin Botëror gjatë këtij sezoni.

Ishin rreth 3 të dhjetat e sekondës më të ngadaltë se Dovi, Doktori dhe kampioni në fuqi i botës. Jorge Lorenzo, Cal Crutchlow dhe Danilo Petrucci do të plotësojnë radhën e dytë të nisjes ndërsa vetëm i 12-ti u pozicionua piloti tjetër i Yamahas, Maverick Vinales.

Temat: