75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Suso drejt largimit, Milani nuk po ia plotëson kushtet

Njëri nga lojtarët më të mirë vitet e fundit te Milani, Suso mund të largohet në fund të sezonit.

Skuadra dhe futbollisti nuk po gjejnë akord për renovimin e kontratës pasi që ka një hendek të madh në mes të ofertës dhe kërkesës.

Suso po kërkon një pagë prej 5 milionë euro, derisa rosonerët duan ta largojnë ose rrisin klauzolën e largimit.

Për spanjollin kanë shfaqur interesim disa skuadra evropiane. /IndeksOnline/