Suspendimi i katër policëve, Haradinaj: Duhet interpelancë për kidnapuesin e MPB-së

Katër policë të njësisë speciale janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Sipas tij këto veprime janë bërë fillimisht nën ndikimin e Presidencës dhe tani, siç u shpreh ai, “nga kërkushi hiç”.
Postimi i plotë:
Masat ekstreme që ishin marrë për katër policë janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga kërkushi hiç.
Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë se Brendshme.
Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni “muskuj” e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore./Indeksonline/