16:30 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Suspendohen dy zyrtarë policorë, pasi keqpërdorën detyrën zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës ka informuar sot se  ka pranuar një informatë nga qytetarët përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333).

Lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës nga dy zyrtarë policorë të stacionit policor të Parteshit- drejtoria Rajonale e Gjilanit.

Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë trajtuar këtë informacion duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore.
Pas veprimeve hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarëve policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e vendit për bashkëpunim dhe kontributin e tyre drejt fuqizimit të integritetit policor./Indeksonline/