Suspendohen dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit
Dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës janë suspenduar për 48 orë, për shkak të dyshimit që kanë kryer shkelje të rënda disiplinore.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët tregojnë se zyrtarët e e suspenduar punonin në departamentin e hetimeve për krime ekonomike dhe korrupsionit.
Hetimet në vazhdim do të bëhen nga inspektoriati Policor i Kosovës.