75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

Suspendohet basketbollisti kinez, futi të dashurën e tij në valixhe për ta marrë me vete në dhomë!

Basketbollisti i njohur në Kinë, Zhang Xingliang, është suspenduar për shkak të një veprimi interesant që e bëri gjatë këtyre ditëve.

Para ndeshjes me fanellën e Guangzhous, Xingliang futi të dashurën e tij në valixhe dhe e mori me vete në dhomë, që nuk lejohet me rregullat e klubit, shkruan Indeksonline

Ai tha se të dashurën e mori për ta ndihmuar me studime, por Federata e Basketbollit e Kinës dhe klubi e ka suspenduar momentalisht.

Gjatë këtij sezoni me Guangzhou, basketbollisti kinez ka zhvilluar 26 paraqitje dhe ka një mesatare prej 6.4 pikë në ndeshje./Indeksonline/