75 Mall Live Search
08:13 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Suspendohet Ismet Munishi për shkak të ofendimeve dhe provokimeve

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që trajneri i ‘Ballkanit’, Ismet Munishi të suspendohet, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen Ballkani-Gjilani.

Sipas këtij vendimi Munishi është suspenduar për katër ndeshjet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

Ky ndëshkim për trajnerin e klubit nga Suhareka u bë për shkak të ofendimeve dhe provokimeve ndaj lojtarit kundërshtar.

Ky është vendimi i marrë nga FFK:

ISMET MUNISHI krytrajner në klubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit   disiplinor për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XVII-të  të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë; raportet zyrtare ( ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar ). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika 4  të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub  për ; 4 ( katër )  ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

./Indeksonline/.