Suspendohet nga pozita e drejtorit të Burgut në Dyz, Burim Buleshkaj

Para pak minutash është suspenduar nga posti i drejtori të burgut të Dyzit, Burim Buleshkaj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Buleshkaj është suspenduar për arsye se ishte fotografuar me Blerim Poterën, biznesmenin që ishte i dënuar dhe hetuar për disa vepra penale.
Indeksonline dje ka raportuar se pritet të ketë suspendime e shkarkime në Burgje, dhe duket Buleshkaj është “viktima” e parë.
Indeksonline kishte publikuar më parë edhe fotografinë ku Buleshkaj shihet i shoqëruar në një darkë me Drejtorin e atëhershëm të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, drejtorin e burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, ai i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe Nazim Zekolli, gardian dhe person i afërt me Burim Beleshkajn dhe me zyrtarët e lartë të burgjeve./Indeksonline/