Suspendohet polici serb që pengoi arrestimin e malazezit në Gazimestan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gazimestan në kuadër të ritualeve vjetore të Vidovdanit.
Arrestimin e tij e ka penguar një polic i nacionalitetit serb. Për këtë veprim Indeksonline mëson si ai është suspenduar.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se i arrestuari është shtetas malazez, Risto Jovanoviq.
Po ashtu mësohet se ndaj tij është marrë vendimi për 48 orë burg.
Kujtojmë se arsyeja e arrestimit të tij është se ai ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes./Indeksonline/