Suspendohet prokurori disiplinor në OAK

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka njoftuar se më 17 maj 2024, është suspenduar përkohësisht nga puna Rexhep Veseli, prokuror disiplinor në OAK.
Ndaj Veselit është iniciuar hetim disiplinor dhe çështja e tij do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe aktet normative të OAK-së.
Veseli prezumohet i pafajshëm deri në vërtetimin e shkeljeve të pretenduara me vendim të formës së prerë nga organet e OAK-së.
OAK-ja inkurajon të gjithë avokatët që të punojnë pareshtur për të mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend, sikurse të ruajnë dhe forcojnë dinjitetin e avokatit./IndeksOnline/
