Suspendohet trajneri që sulmoi vajzën e tij pas meçit në Taekwondo

Është suspenduar trajneri Valmir Fetiu pasi që sulmoi vajzën e tij pas meçit që zhvilloi ajo.
Fetiu, nuk do të ketë drejtë të ushtrojë detyrën e tij për gjashtë muaj pasi që u dënua nga Federata evropiane e këtij sporti.
E gjithë kjo ndodhi pasi që vajza e tij, Valina Fetiu humbi në finale ndaj garueses serbe Nina Saviq, në Kampionatin Evropian që po zhvillohej në Tiranë.
Pas meçit të Fetiut, trajneri si edhe babai i saj i hoqi helmetën nga koka dhe goditi me shuplakë, ku vajza ra në tokë dhe filloi të qante./IndeksOnline/