Suspendohet zyrtari i Qendrës Korrektuese në Dubravë, dyshohet se plagosi një person
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka suspenduar një zyrtar.
Indeksonline mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për Çlirim Shala.
Shala është përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person.
E për këtë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse./Indeksonline/

