Suspendohet zyrtari i ShKK-së, transportoi dy të dënuar me të njëjtit automjet nga burgu për në Gjykatë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspendua një zyrtar i cili kishte transportuar me të njëjtin automjet nga Burgu i Sigurisë së Lartë për në gjykatë dy të dënuarit Shkumbin Mehmeti dhe Bedri Krasniqi.
Zyrtari që ishte përgjegjës për organizimin e këtij transporti do të jetë i suspenduar deri në përfundim të hetimeve për rastin në fjalë, transmeton Indeksonline.
Edhe përkundër faktit se të burgosurit e
apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për
Rrezikshmëri Shumë të Lartë, automjeti transportues është i ndarë në dy
pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre.
SHKK ka bërë të ditur se pas gjithë kësaj, mbetet i përkushtuar që secilin rast
të raportuar ta hetojnë dhe ta zbardhin deri në fund.
SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon
të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat
e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin.
/Indeksonline/