15:12 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Suxhuk me qime, u ble diku në Kosovë

Një banor i fshatit Shirokë të Suharekës ka hasur në një produket tejet të dyshimtë.

I.M tregon për Indeksonline se kishte blerë dje suxhuk shtëpie në një nga marketet e njohura të Shirokës, por kur e ka hapur ambalazhin ka parë që suxhuku ishte me disa qime.

Çmimi i një kilogrami suxhuk kishte kushtuar 2 euro e gjysmë. Blerësi ka thënë për Indeksonline se është shokuar kur ka parë këtë gjë në ushqimin që e kishte blerë për familje.

“Mund të ketë qenë ndonjë bisht kafshe në bazë të asaj që shihet” ka thënë blerësi i suxhukut për Indeksonline./Indeksonline/

Temat: