“Suxhuk t’Bosnjes kishin honger”, Mozzik ironizon me Kurtin për darkën me Vuçiqin

Kanë filluar reagimet pas një fotografie të publikuar nga Vuçiqi ku shihet Kurti pranë tij në Berlin.
Si gjithmonë, nuk ka shpëtuar as reagimi i Mozzikut.
Në statusin e publikuar nga gazetari Valon Syla, reperi ironizoi duke shkruar se kanë ngrënë suxhuk të Bosnjës.
“Suxhuk t’bosnjes kishin honger plluuSs”, ishte komenti që la reperi, e që mori reagime të shumta nga ndjekësit./Indeksonline/
