75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sveçla: 36 zyrtarët policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se 36 zyrtarët policorë e rinj në Njësinë Speciale Operative do të garantojnë sundim të rendit dhe ligjit.

Ai thkesoi se ata nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative.

“Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë”, shkroi Sveçla.

“Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tone”.