75 Mall Live Search
13:06 / E Martë, 18 Maj 2021 / AR

Sveçla anulon tenderin 21 milionësh, u hap kur Veliu ishte në krye të MBP-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.

Ai u shpreh se sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse, shkruan Indeksonline.

Ky tender ishte hapur në kohën kur në krye të MPB-së ishte Agim Veliu.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, MInistria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi.

Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror.