75 Mall Live Search
19:32 / E Diele, 12 Maj 2024 / FR

Sveçla bën kajak në Liqenin e Ujmanit: Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shfaqur me kajak në Liqenin e Ujmanit gjatë ditës së sotme.

Sveçla u shprehë se vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë.

“Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë.

Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, ka thënë Sveçla.