75 Mall Live Search
11:53 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / A. M.

Sveçla deklarohet pas takimit me kryetarin e Leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi,  ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe se janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim, raporton teve1.info.

“I dëshirova punë të mbarë shpreha mbështetjen tonë u pajtuan që të gjitha institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do ti tejkalojmë”, tha Sveçla.

I pyetur se a do të vazhdojë Policia e Kosovës të qëndrojë para komunave, Sveçla tha se Policia është e Kosovës dhe se kjo pjesë e vendit është Republikë e Kosovës.

“Policia e Kosovës është Polici e Kosovës, këtu është Republikë e Kosovës “,tha