75 Mall Live Search
11:51 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / MSH

Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje mbi 10 detonatorët që u gjetën në afërsi të fshatit Gnjezhdan, të Leposaviqit.

Duke ndarë fotografi nga vendi i ngjarjes, Sveçla bëri me dije se detonatorët ishin të pajisur me ndezës me fitila, shkruan IndeksOnline.

“Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e institucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve” shkroi Sveçla.

Ai shtoi se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë janë të vendosura në luftën përvallë bandave kriminale të tilla.

Ky është postimi i plotë i tij:

Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.

Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve.

Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale.

No photo description available.
May be an image of amphibian and body of water
May be an image of tree