75 Mall Live Search
23:39 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / MSH

Sveçla dhe Bushi shkojnë në vendin ku janë zhdukur pasagjerët e veturës që ra në Lepenc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, kanë shkuar në vendin ku është aksidentuar vetura me targa kosovare, e cila ka rënë në lumin Lepenc.

Sveçla dhe Bushi i janë bashkuar ekipeve që janë në vend të ngjarjes dhe po vazhdojnë kërkimet për trupat e zhdukur të tre personave që ishin pasagjerë të veturës.

Indeksonline ka raportuar se nga veutra me targa të Republikës së Kosovës, ka shpëtuar vetë një person.

Shkëlqim Pacolli është deri më tani i vetmi pasagjer që shpëtoi, pasi i njëjti kihte kërcyer nga vetura.

Familjarët e tij, Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.

Njësitet e kërkim-shpëtimit janë shtuar pranë Lepencit, dhe akoma janë duke vazhduar kërkimet.

Autoritetet deri më tani kanë mobilizuar të gjtiha ekipet të cilët po punojnë intensivisht në gjetjen e tre pasagjerëve./Indeksonline/