Sveçla dhe Durmishi në Brezovicë, inspektojnë respektimin e masave të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi janë parë sot së bashku në Brezovicë, shkruan IndeksOnline.
Të dytë kanë qenë në inspektim të respektimit të masave të reja të sigurisë atje.
Kujtojmë se gjatë vikendit, Brezovica vizitohet nga një numër i madh turistësh.
Po ashtu, tash e sa ditë ski-motorat janë ndaluar të voziten në vendet ku skijojnë skijatorët.
Qytetarët janë të kënaqur nga rritja e sigurisë në këtë vend turistik, pasi shpesh ishim edhe dëshmitarë të aksidenteve fatale që ndodhnin në pistën e skijimit./IndeksOnline/


