Sveçla dhe Hovenier bisedojnë për projektet e përbashkëta Kosovë-ShBA
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/364763310_736058678530411_8363848902079745105_n.jpg)
Siguria e përgjithshme në vend dhe projektet e përbashkëta në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ishin temat e diskutimit në mes Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ministri Sveçla ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Hoveneir gjatë të martës.
“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier. Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar ai.
Ky është njoftimi i plotë i ministrit Sveçla:
Kisha kënaqësinë të pres sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.
Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve.
Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës.