20:20 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / L K

Sveçla dhe Krasniqi vizituan pronarët e shtëpive që kishin filluar të ndërtohen në Leposaviq

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla së bashku më Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi sot kanë vizituar fshatrat Bistricë dhe Cerajë në komunën e Leposaviqit, ku kanë filluar të ndërtohen katër shtëpiat në kuadër të projekteve të MAPL-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Të dy ministrat ndoqën nga afër punimet që kishin filluar, përcjell IndeksOnline

Postimi i plotë i Ministrit Sveçla:

“Me Ministrin Elbert Krasniqi sot ishim për vizitë në fshatrat Bistricë e Cerajë të Leposaviqit dhe takuam pronarët e katër shtëpive që kanë filluar të ndërtohen në kuadër të projekteve të MAPL-së dhe Qeverisë sonë.

Bashkë, për mirëqenie e siguri për secilin qytetarë të Republikës sonë.