75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Sveçla e shpërblen Enver Hasanin pas deklaratave pro Qeverisë Kurti, i jep leje qarkullimi nga MPB

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka qenë një nga njohësit më të zëshëm që kanë kundërshtuar mundësinë e formimit të Qeverisë nga partia e dytë, LDK-ja.

Me deklaratat e tij, janë shërbyer kohëve të fundit edhe deputetët dhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes.

Por, duket se për këto deklarata, Hasani ka marr një “shpërblim” të vogël.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dhënë sot lejen e veçantë të qarkullimit Enver Hasanit.

Në vendimin e siguruar nga Indeksonline, si arsye e të drejtës së lëvizjes është dhënë kryerja e detyrave të tij personale dhe ushqimi i qenëve endacakë në Parkun e Qytetit dhe në Gërmi.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit. /Indeksonline/