75 Mall Live Search
21:41 / E Diele, 12 Maj 2024 / FR

Sveçla e viziton policin e plagosur në Klinë: E përgëzova Januzin për reagimin e shpejtë e profesional

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka vizituar policin Januz Veselaj, i cili u plagos para disa ditësh në fshatin Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një grabitje në Kishën e këtij fshati.

Sveçla tha u shpreh i lumturi lidhur me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të policit Veselaj.

Kreu i MPB-së e përgëzoi zyrtarin policor për reagimin e shpejtë dhe profesional.

“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit”, tha ai.