Sveçla gozhdohet nga komentuesit: Po e dëmton Vetëvendosjen me shpifje për LDK-në!
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka marrë kritika nga aktivistë të VV-së pas deklaratave qesharake në profilin e tij në Facebook.
Ai deklaroi se “ka informata” që Lidhja Demokratike e Kosovës është duke negociuar lidhur me mundësinë e arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Shumë kisha pas dëshirë me dite , kah po i merr këto “dez”INFORMATA”.
“Të paktën mbaji për vete se po del blof.
“Sinqerisht kam respekt për ju, por me kësi lloj dezinformatash e dëmton Vetëvendosjen”, janë disa prej komentuesve. /Indeksonline/
