75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / L K

Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, askush nuk mund të investojë jashtëligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që u morr nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e kwsja Agejncia.

Sveçla ka deklaruar se kjo është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ai foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se destinimin final të këtij objekti do ta përcaktojmë ndërkohë.

“Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, ky është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”.

Ministri i Brendshëm ka shtuar se sa i përket menaxhimit të atij kompleksi është rezultat i bashkimit të dy ministrive MPB dhe ish-ministrisë së Administratës Publike.

“Ish- ministria e Administratës ka Departamentin e menaxhimit të objekteve të llojeve të tilla në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim këtë objekt”.