Sveçla: Kosova e përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në siguri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës zyrtare në Londër, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjellë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, financimit të terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera që cenojnë sigurinë tonë të përbashkët.
“U dakorduam për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e informacioneve dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare të sigurisë dhe për të ndërtuar institucione të forta, të qëndrueshme dhe profesionale në bashkëpunim me aleatët tanë”, shkroi Sveçla në ‘Facebook’.