15:05 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Sveçla me detaje për rastin e vrasjes së Hamide Megashi: IPK është në fazën e fundit të hetimeve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth takimit të mbrëmshëm të thirrur nga Presidentja.

Svecla bëri të ditur se janë në fazën e fundit të hetimeve të zyrtarëve policor që kishin të bëjnë me rastin e të ndjerës Hamide Megashi.

Më tutje ai bëri të ditur së është njoftuar se në bazë të hetimeve disa zyrtarë dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

‘’ Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritashme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim’’, shkruajti ai në Facebook./IndeksOnline/