75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Sveçla: Mirënjohës ndaj shtetit kroat, u angazhuan të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar pas arritjes së mërgimtarëve të mbijetuar nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Ai tha se Kroacia u angazhua mjaft shumë për gjithë rastin andaj u është mirënjohës, shkruan Indeksonline.

“Angazhimi i palës korate ka qenë që nga kryeministri e ministrat por edhe gjithë stafit mjekësor aty e gjithë qytetarëve. Me këtë rast besoj se të gjithë ne duhet të shprehim falënderime për këtë ndihmë që Kroacia na ka ofru. Ne jemi të bindur që po të mungonte sado pak ndihma e tyre, numri i viktimave do të ishte më i lartë, prandaj ne në vazhdimësi kemi shpreh falënderimin tonë. Gjitha procedurat e nevojshme për transportimin e 10 viktimave kanë përfunduar, trupuat e tyre janë rrugës duke ardhur në Kosovë.

Ne besojmë që herët në mëngjes do arrijnë këtu dhe pastaj duke mbështetur gjitha familjet edhe do organizojmë ceremoni të varrimit. Ne vazhdojmë përkujdesjen për të gjithë të lënduarit që kanë ardhë në Kosovë por edhe për të gjithë ata që janë në Kroaci”.