75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / LB

Sveçla njofton për një tjetër aksion të suksesshëm të Policisë së Kosovës në Jarinjë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar për një tjetër aksion siç e vlerëson ai të suksesshëm dhe të rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të Kosovës.

Sveçla ka bërë me dije se janë konfiskuar 4 mijë fishekë.

“Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

Postimi i Sveçles:

4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.

Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë.