Sveçla: Nuk e kam lexuar planin e Abdixhikut; Bahtiri: Valla nuk ia vlen hiç të lexohet

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nuk e ka lexuar planin 15-pikësh të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për qeverinë e unitetit kombëtar.
“Nuk e kam lexuar fare”, thotë Sveçla.
Edhe, kolegu i tij partiak, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ishte po ashtu foli shkurt.
“Valla nuk ia vlen hiç të lexohet”, shtoi ai.