Sveçla optimist para seancës konstituive e Kuvendit: Shumë të mira
Teksa pritet të fillojë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u rezervua të flas për media.
Mirëpo ai u tregua shumë optimist për ditën e sotme duke u shprehur se gjithçka do të shkojë mirë.
“Shumë të mira”, theksoi ai.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të nis nga ora 17:00. Nga ana tjetër Mimoza Kusari-Lila ka thënë para mediave se sot mund të kemi dy seanca./Indeksonline/

